Angelina Jolie, viziton kampin e refugjatëve në Burkina Faso

schedule14:56 - 21 Qershor, 2021

schedule 14:56 - 21 Qershor, 2021

Aktorja e famshme Angelina Jolie vizitoi dje një kamp refugjatësh në Burkina Faso, ku strehohen refugjatë që u larguan nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar dhunës xhihadiste në Mali.

Burkina Faso, si fqinjët e saj Nigeri dhe Mali, është tronditur nga sulmet e dhunshme nga militantët e Shtetit Islamik të lidhur me Al Kaedën, të cilat kanë vrarë mijëra dhe kanë zhvendosur miliona në të tre vendet.

“Unë jam këtu për të treguar solidaritetin tim me njerëzit e Burkina Faso, të cilët vazhdojnë të mirëpresin vëllezërit dhe motrat e zhvendosura, pavarësisht nga sulmet terroriste dhe provokimet,” tha Jolie.

Udhëtimi i saj u bë me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, e cila festohet çdo vit më 20 qershor. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!