Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si rrallëherë, Bebe Rexha hap zemrën dhe shkruan fjalët më të ëmbla për të atin

schedule12:14 - 21 Qershor, 2021

schedule 12:14 - 21 Qershor, 2021

Me rastin e Ditës së Baballarëve, personazhe të shumtë publikë bënë dedikimet më te ndjera për prindërit e tyre. Mes tyre ishte dhe Bebe Rexha e cila ka ndarë pak orë më parë një video, ku shihet duke përqafuar të atin para nisjes së një performance.

Postimin e ka shoqëruar me disa fjalë, ku tregon dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ka marrë nga i ati në fillimet e karrierës. “Kur nisa për herë të parë punën në biznesin e muzikës, isha shumë e frikësuar. Babai im më thoshte “mos u shqetëso gjithmonë do të kesh një çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur për sa kohë unë do të jem këtu”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Faleminderit që gjithmonë më ke qëndruar pranë. Tani të qëndroj unë ty pranë. Të dua babi”, ka shkruar Bebe. Kujtojmë që sa i përket muzikës, Bebe solli pak javë më parë albumin e saj më të ri “Better Mistakes”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!