Prokuroria e Tiranës ka prere 11 urdhër arreste, ku 7 prej tyre janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim 4 persona të tjerë. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se personat e vënë në pranga janë arrestuar për shpërdorim të detyrës si dhe trafik narkotikësh. Ndaj personave të vënë në pranga rëndon edhe akuza e pastrimit të parave.
Operacioni është zhvilluar nga prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet zvicerian, ndërkohë që operacioni është ende në vijim, kanë qenë këto të fundit që kanë kërkuar hetime ndërsa urdhër arrestet janë prerë nga prokurori Bledar Valikaj. Në vijim pritet që prokuroria e Tiranës të dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë operacion. Organizatorët e trafikut të kokainës akuzohet se shpërndanin drogën nga Shqipëria drejt Zvicrës.
Burime jo zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit e grupit rekrutojnë shtetas shqiptarë dhe i dërgojnë në Zvicër për shpërndarjen e kokainës. Në sajë të këtij operacion janë kapur 3 kg kokainë dhe një sasi parash. /abcnews.al/