Alban Musa, moderatori i emisionit “Abc-ja e mëngjesit” feston sot përvjetorin e lindjes. Ndërsa ndodhej në studio me amvisën Florenca Reçi për përgatitjen e recetave të ditës, moderatori mori një surprizë të këndshme nga personat më të afërt të zemrës.
Nisi me një mesazh nga mikja, Suada Daçi, shoku i fëmijërisë nga Amerika, e motra e tij dhe në fund u përmbyll me disa fjalë zemre nga partnerja dhe e bija. “Dua të të falenderoj për mikun dhe shokun më të mirë, por gjithashtu dhe për atë shokun që kemi nevojë që të qajmë një hall. Të uroj çdo të mirë të botës ty dhe famijes tënde.”, tha Suada.
Disa fjalë të këndshme përcolli e motra me dy fëmijët e saj, që jetojnë prej vitesh jashtë vendit dhe sigurisht nuk kishte si të mos mungonte urimi i së bijës. “Je yll, shpirt, dritë. Unë e dua babin tim. Të kam shok, të dua shumë. Uroj të bëhesh 100 vjeç babi, të dua shumë.”, përfundoi e bija. /abcnews.al