Kendall Jenner është treguar shumë e rezervuar përsa i përket lidhjes me Devin Booker. Modelja amerikane konfirmoi romancën me yllin e NBA-së për Shen Valentin, por është munduar t’i mbajë detajet larg vëmendjes së publikut. Së fundmi, Kendall tha se ka preferuar ta mbajë lidhjen sa më private sepse mendon se kështu është më e mira për ta.
“Kylie dhe unë kemi patur mundësinë të shohim motrat tona më të mëdha duke kaluar martesa dhe lidhje dhe të gjitha këto gjëra, duke i bërë publike. Dhe, pa asnjë fyerje, mendoj se është preferencë personale që nuk doja të veproja njësoj.
Unë mendoj se kjo e bën jetën time shumë më të lehtë dhe marrëdhënien tonë shumë më të mirë, të jem plotësisht e sinqertë. Unë thjesht ndjehem sikur është një çështje private, nuk mund ta gjykojnë ose dinë të tjerët.”, theksoi Kendall. /abcnews.al