Në vendin tonë duket se situata pandemike është drejt normalizimit, pasi vetëm 3 pacientë janë të shtruar aktualisht në spitalin Infektiv.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shkruan se të dhënat epidemiologjike si rastet ditore të ulëta apo ulja e vazhdueshme e rasteve aktive janë premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë.
“Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Manastirliu./abcnews.al