Një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në një mobileri në Milot.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
“Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al