Unioni Turistik Shqiptar kërkon heqjen e masave kufizuese të Covid: Po penalizohemi

schedule10:45 - 20 Qershor, 2021

schedule 10:45 - 20 Qershor, 2021

Përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, nëpërmjet një letre drejtuar  ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Mira Rakacolli – Drejtoreshë e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, kanë kërkuar ndryshim të masave kufizuese të covid-19. Sipas tyre këto masa po i penalizojnë në sezonin turistik dhe shërbimet për turistët e huaj.

Ata kanë dy kërkesë, ku e para është heqja e orës policore pasi sipas tyre turistët që vijnë nga jashtë u qëllon që të udhëtojnë natën nga aeroporti i Rinasit dhe shpesh herë janë penalizuar nga policia për shkak të masave kufizuese të covid-19.

Kërkesa e dytë e Unionit Turistik Shqiptar, lidhe me shtyrjen e orës së lejimit të muzikës. Ata kërkojnë që muzika të lejohet deri në mesnatë në orën 00:00 dhe jo siç është tani deri në orën 22:00.

Kliko këtu për të Lexuar: “Kërkesë për heqjen e masave kufizuese”   /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!