Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka folur sot nga Pojani i Fierit për largimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi nga politika. Ai tha se Ruçi vendosi interesat e partisë para atyre personale dhe u largua në kohën e duhur. Sipas tij nga ana tjetër Berisha vazhdon të mbajë peng PD-në për mandatin e tij të deputetit.
“Largimi është një zgjedhje personale, Mua më takon të them se ai është koleg i pazëvendësueshëm. Një shok i mrekullueshëm. Me këtë vendim që tregoi që është simbol i burrërisë është simbol i pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që janë vendosur të lënë karrierën kur kanë qenë në lartës institucionale dhe deputet i zgjedhur në qarkun tonë. Ne do e ndjejmë mungesën e Gramozit në radhët tona.
Ai përfaqëson një përvojë që do na vlejë shumë dhe të rinjve që vijnë në radhët e politikës. E gjithë përvoja e tij është një këshillë për të gjithë. Unë ndjeva emocion kur ai e shpalli vendimin për t’u larguar nga politika aktive. Ai ka shfaqur gjithmonë aftësinë për të qenë konsesual te socialistët. Unë besoj se ka qenë ndër këshilltarët më të mirë që ka pasur Edi Rama. Besoj që përvoja e tij flet shumë. Unë gjykoj se nuk do na mungojë në kontakt. Kemi të bëjmë me një shembull që mungon nga pala tjetër.
Në PD një rast i tillë kur flasim për një figurë si Sali Berisha që sapo është shpallur non grata. Ngaqë do më shumë interesat e veta, nuk do as partinë e vet, nuk deklaron dot dorëheqjen si deputet. Po të largohej nga PD do ishte një barrë më pak për PD. Kemi të bëjmë me dy modele të ndryshme që besoj në këtë moment që flasim japin edhe mesazhin sa i lidhur është njëri apo tjetri me krimin politik. Ai që është i lidhur me krimin e ka të vështirë të largohet nga politika. Ai ashtu e ka menduar. Për ne do të ishte e dobishme të vazhdonte të ishte në krahun tonë”, shprehet ai.
Ndalur tek festa e grurit që u mbajt sot në Pojan, Koçi u kthye pas në kohë duke kujtuar vitet e shkollës dhe punën e tij në parë. Koçi deklaroi se duhet bërë shumë më tepër që edhe të rinjtë të punojnë në fshat pasi braktisja sipas tij do ishte katastrofë kombëtare.
“Mua më kujton një aksion kur isha në klasën e tetë dhe ishim shumë të vegjël dhe na dërguan si shkollë., Sot më vjen si një kujtim i ëmbël. Sot mendoj se kjo është një festë shumë e bukur. Është një bukuri myzeqare dhe një festë që nënkupton thelbin e Myzeqesë dhe shpirtin e njerëzve që i jap kombit produkte që janë jetësore për çdo qytetar shqiptar. Këtu jemi në një njësi ku unë për herë të parë kam zhvilluar marrëdhëniet e punës në muajt e verës.
Duhet bërë shumë më tepër që të rinjtë të punojnë në fshat sepse braktisja do ishte katastrofë kombëtare. Kush më ka ndjekur gjatë fushatës e ka kuptuar që unë i kam dhënë një theks të madh kësaj. Ky do jetë prioritet në këtë 4-vjeçar qeverisës”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al