Rama: Banka e Shqipërisë rrezaton qëndrueshmëri konstante

schedule10:06 - 1 Nëntor, 2018

schedule 10:06 - 1 Nëntor, 2018

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se Banka e Shqipërisë është ndër institucionet e vetme që ka pasur qëndrueshmëri konstante. Gjithashtu sipas tij, Banka ka pasur një rol pozitiv në përballjen me krizën ekonomike duke qenë pikë referimi për të gjithë.

“Ajo që mund të thuhet me plot gojën është që Banka Shqiptare është ndër ato institucione ndoshta i vetmi që rrezaton një qëndrueshmëri konstante në të gjithë periudhën e ekzistencës së vet pas rënies së komunizmit. Ka bërë një punë të lavdërueshme vijëmësisht për të përballuar pasoja në momente të caktuara dramatike dhe padiskutim ka pasur një rol jashtëzakonisht pozitiv edhe në përballjen me periudhën pas krizës duke qenë në vijëmësi një pikë referimi për të gjithë. Besoj që nëse nuk kam bërë gabim llogarinë është i vetmi institucion në këtë vend ëqë nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjeter. Kjo mjafton për ta përcaktuar Bankën e Sqipërisë si qendër të rëndësishme dhe të pakundërshtueshme graviteti dhe kjo është meritë e ekipit, drejtimi, bordit, guvernatorëve dhe është një trashgëgimi shumë e çmuar që ne nuk kemi luksiun ta vemë në pikëpyetje por sa herë që na kërkohet kemi detyrimin të mbrojmë dhe ta pasqyrojmë më tutje si e tillë”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri tha se, “Në bashkëpunim me Bankën dhe patjetër edhe institucionet financiare ndërkombëtare reforma jonë për reduktimin e kredive me probleme është një nga pikat më domethënëse në të gjithë hartën e zonave ku ne kemi prekur thellë organizmin e funksionimit të sistemit në Shqipëri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!