Fundjava ka shtuar fluksin në Pikën Kufitare të Morinës.
Disa nga qytetarët janë kthyer për të pushuar në vendlindje, ndërsa të tjerë pas pushimeve po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Pushues nga Kosova, Serbia kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar.
“Vijmë nga Prishtina kemi zgjedhur Shëngjinin për të pushuar. Jemi më afër, jemi një…”, shprehet një tjetër qytetarë nga Kosova.
Ndërsa një turist serb tregoi se ka zgjedhur Durrësin për të pushuar, duke theksuar se është hera e parë që ai viziton Shqipërinë.
Çdo ditë kalojnë në Morinë më shume se 10 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë, ndërsa fundjavat kanë fluks më të shtuar./abcnews.al/