Chrissy Teigen ka reaguar për herë të parë pas akuzave për bullizëm nga Michael Costello. Të hënën, stilisti pretendoi se kishte përjetuar traumë aq sa kishte menduar vetëvrasjen pas sulmit që kishte përjetuar nga modelja. Teigen reagoi përmes një deklarate në Twitter, duke thënë se mesazhet që Costello publikoi si provë janë të rreme.
“Nuk ia kam idenë se çfarë dreqin po bën Michael Costello. Sapo lëshoi një deklaratë ku nuk pranoi se sa të rreme ishin DM-të, dhe tani pretendon të ketë email-e që nuk ekzistojnë.“, shkroi ndër të tjera modelja para se të ndante deklaratën e saj zyrtare mbi këtë çështje.
No idea what the fuck michael costello is doing. He just released a statement where he didn’t at ALL acknowledge how fake the dm’s were, & now claims to have emails that don’t exist. So while he conjures those up (hopefully with someone more talented in fakes this time), here: pic.twitter.com/Y9FjJAY3Xw
— chrissy teigen (@chrissyteigen) June 18, 2021
“Chrissy është e befasuar dhe e zhgënjyer nga sulmi i fundit i Michael Costello, i cili përfshin ‘pamje’ të trilluara nga 2014 mbi mesazhet e supozuara private që Chrissy nuk i ka dërguar. Në tetor 2014, ajo postoi një koment në Instagramin e Z. Costello kur ai u akuzua publikisht mbi një vërejtje raciste. Pasi e mohoi akuzën dhe pretendoi se ishte bazuar në një koment ku ishte ndërhyrë me fotoshop, Chrissy fshiu komentin, siç ishte raportuar në atë kohë.”
Më tej, në deklaratë ajo thotë se nuk do të lejojë askënd të përhapë akuza të rreme dhe që ndikojnë në reputacionin e saj. Polemikat rreth Teigen nisën muajin e kaluar kur Courtney Stodden e akuzoi për bullizëm. Modelja më pas kërkoi falje publikisht ndaj saj. /abcnews.al