“Milani mbi gjithçka, tre gjëra më befasuan te Pioli. Maldini? Pikë referimi”

schedule20:37 - 18 Qershor, 2021

schedule 20:37 - 18 Qershor, 2021

Ivan Gazidis ka bërë një analizë të sezonit të kaluar. CEO i Milanit, në prononcimin e dhënë për Milan TV, vlerëson arritjen e objektivit Champions League, ka fjalë të mira për skuadrën dhe nuk i kursen elozhet për trajnerin Pioli dhe Paolo Maldinin.

Përjetuam një sezon të veçantë dhe emocionues. Këtu te Milani ka ndjenjë të madhe uniteti, që më jep një krenari të madhe. Kjo i jep klubit një forcë të çmendur. Rikthimi në Champions League ishte emocionues.

Edhe ne vuajmë njësoj si tifozët. E meritonim rikthimin në Champions, erdhi pas një pune të madhe. Arritëm një objektiv të rëndësishëm, e rëndësishme ishte edhe mënyra si ia dolëm“, deklaron drejtuesi i “Djallit”.

 

Duke festuar kualifikimin në Champions League

Më pas një koment për të ardhmen. “Jemi vetëm në fillim të rrugëtimit tonë të vështirë. Klubi vjen mbi të gjithë, Milani qëndron mbi interesat personale. Pioli? Stefano është një shembull i shkëlqyer për mua.

Ai ka pasur një presion të madh, por gjithmonë ka menduar për të mirën e Milanit. Më ka befasuar pasioni i tij, besimi i madh që ka tek ekipi dhe afërsia me djemtë. Kemi një grup të fortë, lojtarët janë të fortë dhe vetëm kështu arrihet te suksesi.

Sigurisht që kemi nevojë për lojtarë cilësorë, por kemi një ekip shumë modern jashtë fushave, të gjithë djemtë kanë bërë një punë fantastike“, deklaron Gazidis, i cili e mbyll fjalën e tij me Paolo Maldinin, drejtorin teknik.

Paolo është një pikë referimi, si në aspektin teknik edhe kur mendojmë për vlerat e Milanit. Tifozët mund të kenë besim te kjo skuadër“, përfundoi CEO i nënkampionëve të Italisë. /abcnews.al