Polici që mori foshnjën në krah pasi babai i vrau nënën: Sot mbeti jetime nga dy prindërit e saj

schedule19:21 - 18 Qershor, 2021

schedule 19:21 - 18 Qershor, 2021

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Greqinë, ku piloti 32-vjeçar vrau gruan e tij Caroline në shtëpinë e tyre, virale në rrjet u bë fotoja e një efektivi policie i cili mori në krah foshnjën pas ngjarjes së rëndë.

Ai ka reaguar sot me anë një statusi në rrjetet sociale, ku shprehet se sot foshnja u la jetime nga të dy prindërit e saj. Chris Vardikos shkroi një postim në Instagram se rrëfimi i autorit të krimit ishte tronditëse dhe askush nuk e kishte menduar kështu.

“Rrëfimi i autorit të krimit …, epilogu i krimit që na tronditi … Një epilog sesi askush prej nesh nuk donte ta besonte se mund të kishte ndodhur. Lidia  “ime”, fëmija im “, sot mbeti jetime nga prindërit e saj mendimet dhe lutjet e mia janë me të, ashtu si lutjet e të gjithë Greqisë … “

Polici 40-vjeçar është edhe baba i një fëmije. Ai kishte treguar si e morën thirrjen për ndihmë dhe nxituan për në vendin e ngjarjes. Kur hynë në shtëpi ata panë qenin të varur dhe kuptuan se kishin të bënin me diçka të pazakontë. Në papafingo ata gjetën Caroline të vdekur pranë foshnjës që ishte mbështetur te nëna e saj. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!