Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

MEPJ thërret sërish ambasadoren greke: Athina të dënojë aktet e dhunshme

schedule18:01 - 31 Tetor, 2018

schedule 18:01 - 31 Tetor, 2018

Tirana zyrtare i kërkon Athinës të distancohet e të dënojë aktet e rënda të ndodhura në Greqi, e që cënojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve. Mesazhin ia ka përcjellë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadores greke në Shqipëri Eleni Surani, e thirrur për të dytën ditë rradhazi pranë selisë së diplomacisë shqiptare, këtë herë në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptare, protesta para ambasadës dhe konsullatës tone, si dhe djegia e flamurit kombëtar.
Në takim, ambasadores Surani i është nënvizuar nevoja që autoritetet greke të marrin masat e duhura, për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!