Piloti i arrestuar për vrasjen e gruas, kush do të kujdeset për vajzën e Caroline

schedule17:49 - 18 Qershor, 2021

schedule 17:49 - 18 Qershor, 2021

Vajza 11 muajshe e Caroline, tashmë ka mbetur e vetme. Babai i saj, piloti 32-vjeçar pranoi dje se kishte vrarë gruan. Charalambos Anagnostopoulos është i arrestuar, ndërsa para hetuesve tha se arsyeja pse bëri gjithë këtë teatër pas vrasjes së gruas është se mendoi se çdo të ndodhte me vajzën.

Teksa e vërteta është zbardhur, autoritetet greke të drejtësisë tashmë janë mobilizuar për kujdesin ndaj foshnjës. Janë dy opsione që parashikon neni 1532 i Kodit Civil.

Në bazë të kompetencave të këtij neni, kujdestaria e foshnjës mund t’i kalojë të afërmve të Caroline në Alonissos ose familjes së pilotit të akuzuar.

Shërbimet sociale do të hetojnë kushtet e jetesës në të dy rastet. Ata më pas do të paraqesin një përfundim të arsyetuar se cili prej dy mjediseve është më i përshtatshëm për foshnjën, e cila aktualisht banon në shtëpinë e 32-vjeçarit.  Në këtë banesë në të gdhirë të 11 majit, babai i saj mbyti nënën dhe më pas sajoi grabitjen. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!