Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

schedule15:37 - 18 Qershor, 2021

schedule 15:37 - 18 Qershor, 2021

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën e pritjes në momentin kur u ankua se kishte dhimbje në gjoks e shpinë dhe ra në tokë.

Mjekët bënë përpjekje që ta mbanin në jetë, por nuk ia dolën. Sipas të dhënave të para dyshohet se gruaja ka pësuar sulm në zemër dhe edemë pulmonare.

Raportohet gjithashtu se 56-vjeçarja kishte sëmundje shoqëruese. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Banorët në fshatin Kertezi, Kalavrita, janë shokuar nga vdekja e papritur e 56-vjeçares. Gruaja dhe burri i saj kishin lënë vendbanimin e tyre të përhershëm në Athinë një vit më parë dhe kishin shkuar në shtëpinë që kishin në Kertezi, në mënyrë që të mbroheshin nga pandemia. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!