Një 61-vjeçar në Gjirokastër që akuzohet për ngacmim seksual ndaj tre të miturve ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjykatën e Faktit në Gjirokastër kur po jepej masa e arrestit ndaj Vasil Mullajt.
61-vjeçari i ka humbur ndjenjat pasi dha versionin e tij për ngjarjen e ndodhur para katër ditëve. Pasi foli për një orë, ai u rrëzua në tokë ndërsa gjykatësja ndërpreu seancën.
Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se prej tre ditësh, Mullaj është futur në grevë urie dhe nuk pranon as ujë dhe as ushqim në formë proteste ndaj akuzës që ai e cilëson të padrejtë. s.b/abcnews.al/