Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi për mediat në vend se kishte marrë një mesazh nga ministri i Jashtëm rus, duke arritur në përfundimin se një marrëveshje përfundimtare me Kosovën është ende shumë larg.
Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, mohoi se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhon Bolton, kanë rënë dakord për një zgjidhje rreth Kosovës. Por kreu i shtetit serb konfirmoi se Lavrov dhe Bolton për herë të parë kanë diskutuar për Kosovën. Sipas tij çfarëdo marrëveshje që do të arrihet, Serbia duhet të jetë dakord gjithashtu. Ai shtoi se kishte marrë një mesazh nga ministri i Jashtëm rus. Mesazh sipas të cilit bëhej e qartë se një marrëveshje përfundimtare për Kosovën është ende shumë larg.
Për këtë arsye, Vuçiç u shpreh i shqetësuar për krijimin e ushtrisë së Kosovës, dhe përpjekjes së Prishtinës për t’u anëtarësuar në Interpol. Kjo pasi sipas tij këto dy ngjarje lidhen me njëra tjetrën dhe me transferimin e pushtetit. Gjë që Prishtina mund ta shfrytëzojë për të kufizuar dialogun me Beogradin. Vuçiç gjithashtu kritikoi mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi në këtë mënyrë çdo sserb që jeton në Kosovë duhet të bëjë të njëjtën gjë. Ai pranoi se është në një situatë që nuk di as se si të reagojë. Por nëse Beogradi do të vepronte si Prishtina, atëherë sipas presidentit serb, pasojat do të ishin katatrofike./abcnews.al

