Që ta bënte skenarin të besueshëm, burri i Caroline mbyti qenin dhe e vari te shkallët

schedule09:36 - 18 Qershor, 2021

schedule 09:36 - 18 Qershor, 2021

Rasti i vrasjes së 20-vjeçares britanike në Greqi mori ditën e djeshme një kthesë akoma më tragjike pasi rezultoi se të resë ia kishte marrë jetën bashkëshorti i saj 32-vjeçar.

Siç u raportua më herët, tre ishin pistat që e çuan policinë të dyshonte tek Babis Anagnostopoulos: ora biometrike që Caroline mbante në dorë që tregoi se ajo ishte vrarë dy orë përpara se ta raportonte ngjarjen i shoqi në polici. Heqja e kartave të memories nga kamerat e shtëpisë si dhe aktiviteti fizik i regjistruar nga aplikacionet e fitnesit në celularin e tij, në një kohë kur ai supozohej të ishte i lidhur nga “grabitësit.”

Lexo edhe: “Flisnin shqip”! Gruan e mbyti me duart e tij, por si tentoi greku të përfshinte shqiptarët

Por çfarë ndodhi me qenin e familjes që, sipas dëshmive fillestare të pilotit,  u mbyt i pari nga grabitësit. Si duket, Anagnostopoulos i mori fillimisht jetën bashkëshortes duke e mbytur dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe me qenin.

Siç raportojnë mediat, 32-vjeçari e çoi qenin në një zonë pranë shtëpisë dhe e mbyti me duart e tij. Më pas e mori trupin dhe e vari në shkallët e vilës duke lënë të kuptohet se kafshën e mbytën grabitësit.

Në dëshmitë e dhëna pas vrasjes, fqinjët e çiftit kishin thënë që kishin dëgjuar qenin të lehtë i shqetësuar rreth orës 4,20. Disa minuta më parë, piloti i kishte marrë jetën 20-vjeçares, edhe pse policinë e telefonoi pas orës 6.00. s.b/abcnews.al/