Disneyland ka rihapur dyert për vizitorët në Paris pasi ishte mbyllur prej tetë muajsh për shkak të pandemisë. Hapja shoqërohet me masa sigurie kundër koronavirusit.
Punonjësit e parkut të veshur si personazhet e preferuar të Disney (Mickey Mouse, Minnie Mouse dhe Goofy) ishin sot në dispozicion për një selfie me vizitorët. Megjithatë, ata duhej të mbanin distancën.
Today’s the big day… Welcome back to the magic! ? pic.twitter.com/JojurMkFMt
— Disneyland Paris EN (@DisneyParis_EN) June 17, 2021
Dhe nëse në të kaluarën personazhet ofroheshin për përqafime, tani “ndërveprimet e ngushta, përfshirë përqafimet, do të ndalohen përkohësisht”. Përveç kësaj, mysafirët mbi moshën 6 vjeç do të kërkohet të mbajnë maska. g.v/abcnews.al