Largimi i papritur i Gattusos, një francez kandidat për stolin e Fiorentinës

schedule13:13 - 17 Qershor, 2021

schedule 13:13 - 17 Qershor, 2021

Aventura e Gennaro Gattusos si trajner i Fiorentinës përfundoi pa filluar ende. Vetëm tre javë zgjati “romanca” mes teknikut kalabrez dhe klubit nga Firence. Përplasjet në lidhje me merkaton çuan në ndërprerjen e bashkëpunimit.

Gattuso firmosi kontratën me klubin viola, por ajo nuk është depozituar akoma në Ligën e Serie A, çka e bëri më të lehtë ndarjen me marrëveshje të përbashkët. Menjëherë kanë dalë në skenë emrat e parë që pritet të zëvendësojnë.

 

Rudi Garcia

Kandidati kryesor sipas mediave italiane është Rudi Garcia, i cili drejtoi Lyon në dy sezonet e fundit. 57-vjeçari ka drejtuar më parë edhe ekipe si Lille (u shpall kampion), Marseille (dërgoi skuadrën në finalen e Europa League), por edhe Romën gjatë viteve 2013-2016.

Emra të tjerë që ndodhen në garë për postin e trajnerit të ri të Fiorentinës janë edhe Claudio Ranieri, Walter Mazzarri dhe Beppe Iachini, por në “pole position” qëndron Garcia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!