Moti rezervon surpriza gjatë pasditës, zonat ku priten shira të rrëmbyeshëm dhe rrufe

schedule12:15 - 17 Qershor, 2021

schedule 12:15 - 17 Qershor, 2021

Pasditja pritet të shoqërohet me mot të paqendrueshëm në pjesën jug-lindore të vendit ku parashikohen shira të rrëmbyeshëm në të gjithë këtë territor.

Shtimi i reve pritet të konstatohet gjatë orëve të mesditës dhe kulmi i shirave parashikohet mes orës 15:00-18:00 me fokus rajonin e Korrcës, Pogradecit dhe Përmetit, ku reshjet pritet të jetë më të shumta.

Një situatë e ngjashme në këtë rajon parashikohet edhe gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë, siç bën me dije meteoalb,  temperaturat e ajrit rriten me 3 gradë në vlerat minimale por konstante mbeten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi perëndimor- jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë. /abcnews.al

Moti pasditen e se premtes