Në pjesën e dytë u fol për një propozim të ish-zëvendëskryeministrit shqiptar Bashkim Kopliku në lidhje me gjuhën shqipe.
I pyetur nga Nano për arsyen se përse ai nuk shkruan më, Kopliku u përgjigj:
“Kam një arsye në lidhje me këtë. Në vitin 2008 u bë një aleancë mes PD-së dhe Ilir Metës dhe shokët e mi për të cilët vazhdimisht shkruaja, sepse unë jam i djathtë dhe shkruaja për të djathtët, e aprovuan këtë aleancë me njeriun që kisha sharë më tepër se nga të gjithë dhe thashë s’ja vlen më. Unë që nga viti 2008 unë praktikisht nuk shkruaj më.”
Kopliku në këtë puntatë ishte për të shprehur idenë e tij në lidhje me ndryshime në alfabetin e gjuhës shqipe dhe ndihmesën për të shkruar në gjuhë kompjuterike.
“Ideja është shumë e thjeshte. Doni të shkruani shkronjën ë? Është grafemë, në vend të ë-së shkruani f-në dhe mbaroi puna. Çdo tastaturë në botë e shkruan tashmë ë-në. Në vend të f-së kemi dyshkronjëshin e famshëm “ph”, dhe u zgjidh kaq e thjeshtë është. Nuk ka tastierë në botë që nuk e shkruan shqipen me të 36 tingujt e saj.”
Ish-zëvendëskryeministri gjithashtu bëri krahasime të alfabetëve të tjerë nëpër botë dhe alfabetin shqiptar duke mbështetur tezën e tij.
“Bashkimet e gërmave nuk kanë nxjerrë gërma në alfabet, pse i kemi nxjerrë ne? Asnjë se di. Ua them unë. Kjo ndodhi sepse alfabeti i Stambollit mbeti me 36 dhe poshtë secilit prej tyre duhej vënë zëvendësuesi dhe kemi absurdin që kemi alfabetin me 36 gërma. Duhet të bëjmë alfabetin me 36 tinguj dhe 25 shkronja”/abcnews.al