Italia fitoi sot me shifrat e pastra 3-0 ndaj Zvicrës dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ave. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri Roberto Mancini, i cili tregoi më shumë rreth taktikës së skuadrës së tij sot.
“Zvicra është një skuadër e fortë, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe ishte. Ne kishim disa raste, mund të kishim shënuar më herët dhe të kishim vuajtur më pak, por e meritonim atë gol në fund.
Ishte ndeshje e luftuar minutat e hapura, por më pas i ushtruam presion lart dhe i detyruam të bëjnë gabime. Djemtë dolën vërtet mirë në sulm, nuk ishte e lehtë, ndeshja e tyre e dytë në pesë ditë dhe është mjaft nxehtë.
Më pas e ndryshuam sistemin për të marrë frymë, pasi ishim të lodhur dhe duhej të bënim rregullime. Dëmtimi i Chiellini? Do të shohim nesër dhe shpresojmë të mos jetë asgjë serioze.
Uellsi? Luajmë për të fituar çdo ndeshje dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne ja kushtojmë këtë fitore të gjithë italianëve që po vuajnë tani”, u shpreh Mancini. /abcnews.al