Mesazhi që përloti moderatoret e ABC-së, Kiara Tito merr surprizën e këndshme në studio

schedule22:54 - 16 Qershor, 2021

schedule 22:54 - 16 Qershor, 2021

Një ndër momentet më emocionuese në puntatën e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë” ishte padyshim dhe surpriza që moderatoret e ABC, Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani morën nga djemtë e jetës së tyre.

Pas një mesazhi të këndshëm që përcolli nga ekrani, Kiara u përlot pasi vëllai i vogël Rayan e surprizoi me një buqetë me lule në studio. Ndërkaq dhe Liesa mori një videomesazh me disa fjalë prekëse nga vëllai i saj.

Nga Greqia, ajo tregoi se ndihet krenar për të motrën ndërsa tha se mbetet frymëzimi i saj më i madh. “Unë dhe familja ime jemi shumë krenar për Liesën për gjërat që ka arritur në jetë.

E kam si shembull sepse dhe unë dua të plotësoj dëshirat e mia. Të dyja motrat më mungojnë shumë dhe mezi po prez t’i takoj, të kaloj një verë me kujtime që nuk do t’i harroj kurrë.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!