Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl janë më të lumtur se kurrë më ardhjen në jetë të djalit të tyre, Sky Blue. Modelja shqiptare dhe Jakub janë treguar dorëlëshuar dhe nuk kanë nguruar të ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria me vogëlushin.
Ditën e sotme, bëhen tre muaj nga ardhja në jetë e Sky Blue dhe modelja ka ndarë me ndjekësit një foto të këndshme familjare. Ajo shfaqet krah partnerit ndërsa mban në krahë djalin. “3 muajt më të mirë të jetës sonë me ty, Sky.”, ka shkruar modelja krahas fotos. /abcnews.al