Pas propozimeve të dy kandidaturave për anëtarët të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rikonfigurohet vendimarrja në këtë institucion. Është mazhoranca që merr shumicën duke i lënë opozitës vetëm dy anëtarë, kryetarin e KQZ-së Klement Zguri dhe Gëzim Veleshnjën e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, mandati i të cilit ka përfunduar.
Marrëveshja e duartrokitur vdiq dhe u varros pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare për kryetarin e Partisë Demokratike.
“Nëse 25 qershori e vrau marrëveshjen, 9 Shtatori e varrosi atë përfundimisht”.
Ndërsa për kryeministrin Edi Rama nuk është shuar drita jeshile e bashkëpunimit edhe pas një viti debatesh të forta.
Kjo frymë mosdakordësie ka vënë në pikpyetje edhe fatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Si do të jetë përbërja e këtij institucioni?
Nëse një vit më parë mazhoranca i ofroi shumicën në vendimarrjen e këtij komisioni, sot po ndodh e kundërta. Në mes të muajit Tetor përfundoi mandati për katër nga shtatë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Bledar Skënderi, përfaqësues i Partisë Socialiste;
Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, të dy përfaqësues të Partisë Demokratike;
Gëzim Veleshnja, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por LSI e mori këtë vend në KQZ si pjesë e bashkëqeverisjes me socialistët. Sot partia në pushtet pretendon se i takon kësaj force që ta marrë. Me propozimin e shumicës parlamentare opozitës i mbeten vetëm dy përfaqësues në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, kryetarin Klement Zguri dhe Gëzim Veleshnjën e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim./abcnews.al