Ka përfunduar takimi i Joe Biden dhe Vladimir Putin. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.
Samiti i Gjenevës ka përfunduar në 17:05 me orën lokale. Pritet që dy presidentët të kenë secili një konferencë për shtyp.
Sipas mediave amerikane bisedimet midis presidentëve të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, zgjatën përafërsisht 3.5 orë.
President Joe Biden gets into the presidential limo “The Beast” after the conclusion of talks with Russian president Vladimir Putin
Read the latest on the summit here: https://t.co/3WICQWQY5x pic.twitter.com/mQxMHzfleF
— Sky News (@SkyNews) June 16, 2021
Shtëpia e Bardhë tha fillimisht se bisedimet do të zgjasnin midis katër deri në pesë orë, kështu që samiti ishte në të vërtetë më i shkurtër sesa ajo që priste ekipi i Biden.
Bisedimet u zhvilluan në dy raunde. Në të parin ishin dy presidentët si dhe sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov.
Në raundin e dytë të bisedimeve u përfshinë një grup më i madh i ministrave të jashtëm, këshilltarëve të sigurisë dhe zyrtarëve të tjerë.
Pak para se kamerat dhe shtypi të largoheshin për të filluar bisedimet private midis presidentit amerikan dhe atij rus, Putin falënderoi Biden për “iniciativën e tij për t’u takuar”.
“E di që keni bërë një udhëtim të gjatë dhe kemi shumë punë për të bërë. SHBA me Rusia ka disa çështje dhe zgjidhja e tyre kërkon një takim në nivelin më të lartë. Shpresoj që biseda jonë të jetë produktive,” tha ai.
Biden, nga ana e tij, tha se të dy do të punojnë në fusha me interes të përbashkët. g.v/abcnews.al