Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanye West në lidhje me Irina Shayk, Kim Kardashian i tregon ish-burrit çfarë ka humbur

schedule17:38 - 16 Qershor, 2021

schedule 17:38 - 16 Qershor, 2021

Kim Kardashian ka ndarë së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet tepër joshëse me bikini. Fotoja sensuale e themelueses së Skims vjen pasi ish burri i saj, Kanye West u fotografua me të dashurën e re, Irina Shayk në Francë.

Vetëm disa ditë më parë Kanye ndaloi së ndjekuri Kim Kardashian dhe motrat e saj në Twitter. Irina dhe Kanye kishin shkuar me pushime së bashku për ditëlindjen e tij, në Provence. Ish-gruaja e Bradley Cooper dhe ish-burri i Kim qëndruan për tre ditë me pushime për t’u kthyer më pas në New York.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Udhëtimi i tyre vjen vetëm pak muaj pasi Kim njoftoi ndarjen me reperin pas gjashtë vitesh martesë. Mediat e huaja kanë raportuar se ndonëse lidhja u bë publike së fundmi, ata kanë tre muaj që shoqërohen bashkë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!