VIDEO/ Rusia i falet Miranchuk, thyen Finlandën dhe u gëzohet 3 pikëve

schedule16:59 - 16 Qershor, 2021

schedule 16:59 - 16 Qershor, 2021

Rusia bën autokritikë menjëherë, duke mundur me rezultatin minimal 1-0 Finlandën. Një ndeshje e luftuar, me rusët më konkretë dhe që shfrytëzuan golin e shënuar nga Miranchuk në minutat shtesë të pjesës së parë.

Finlanda në fakt e nisi mirë, duke e çuar topin në rrjetë që në minutën e pesë. Pohjanpalo me kokë ndëshkoi Rusinë, por pas ndërhyrjes së VAR u dallua që sulmuesi ishte në pozicion loje milimetrik dhe gjithçka ishte sërish 0-0.

Rusia u hodh në sulm për të gjetur golin e epërsisë dhe ia doli në fundin e pjesës së parë, kur Miranchuk me një goditje të kalibruar e çoi topin drejt e në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 dhe rusët në të dytën tentuan të realizojnë edhe golin e qetësisë. Nuk ishte e lehtë, por Zhemaletdinov iu afrua shumë në minutën e 66-të.

Ai u shkëput mirë dhe e çoi topin ngjitur me shtyllën pingule. Gjithsesi Rusia e ruajti epërsinë dhe i mjaftoi goli i Miranchuk për të marrë tre pikët e para në EURO 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!