Vrau nënën dhe hëngri disa pjesë të trupit, dënohet me 15 vite burg kanibali spanjoll

schedule15:38 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:38 - 16 Qershor, 2021

Një spanjoll është dënuar me 15 vjet burg pasi vrau nënën e tij dhe hëngri trupin e saj. Alberto Sánchez Gómez, 28 vjeç, u arrestua në vitin 2019 pasi policia gjeti pjesë të trupit rreth shtëpisë së nënës së tij, në disa kontejnerë.

Gjykata hodhi poshtë argumentet e Sánchez se kishte probleme psikotike në kohën e vrasjes. I riu do të kalojë 15 vjet në burg për vrasje dhe pesë muaj të tjerë për përdhosjen e kufomës.

Ai gjithashtu është urdhëruar t’i paguajë vëllait të tij 60,000 €  si kompensim. Policia arriti në shtëpinë në Madridin lindor në shkurt 2019 pasi një mik ngriti shqetësime në lidhje me mirëqenien e María Soledad Gómez, e cila ishte në të 60-at e saj.

Gjatë gjykimit, gjykata dëgjoi se Sánchez, atëherë 26 vjeç, kishte mbytur nënën e tij gjatë një debati mes tyre. Më pas ai copëtoi dhe hëngri pjesë të trupit të saj gjatë dy javëve në vijim, duke ushqyer edhe qenin e tij. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!