BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Manastirliu mesazh qytetarëve: Tregohuni vigjilentë

schedule12:03 - 16 Qershor, 2021

schedule 12:03 - 16 Qershor, 2021

Vendet e Bashkimit Europian, janë dakorduar për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërisë.

Pas këtij njoftimi ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka vlerësuar këtë vendim, duke e konsideruar një shenjë të mirë për vendin dhe të gjithë shqiptarët.

Lexo edhe: BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë dhe dy vende të tjera të Ballkanit

Ministrja shprehet se ky vendim tregon se vendi po shkon drejt normalitetit, por pavarësisht kësaj Manastirliu bën apel që qytetarët të mos ulin kujdesin dhe të tregohen vigjilentë deri në përfundim të pandemisë Covid.

“Lajm i mirë. Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë

Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë

Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu./i.k./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!