Reperi Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin artistik ‘Mc Kresha’ është shumë i dhënë pas sporteve. Ai ka treguar se dikur është marrë me basketboll, teksa i pëlqen shumë edhe futbolli.
I ftuar në emisionin ‘Ekipi Evropian’, ai ka treguar edhe njëherë që është një adhurues i madh i futbollit, ku ka analizuar në detaje disa raste të kombëtareve që po marrin pjesë në Kampionatin Europian.
Gjithashtu, Kresha ka zbuluar që në këtë Europian është tifoz i kombëtares së Turqisë. Informacion i cili ka befasuar të ftuarit e tjerë, pasi të gjithë prisnin që të bënte tifo për ndonjë nga skuadrat kryesore si Italia apo Gjermania. l.k/abcnews.al