Si e thërret me përkëdheli Kate Middleton vjehrrin

schedule09:40 - 16 Qershor, 2021

schedule 09:40 - 16 Qershor, 2021

Kate Middleton ka një pseudonim përkëdheles për vjehrrin e saj, Princin Charles, i cili u bë gjysh për herë të pestë.

Kate dhe Princi Charles, së bashku me bashkëshortët e tyre iu bashkuan Mbretëreshës Elizabeth në pritjen e liderëve të G7 ditën e premte. Në videon e mbërritjes së tyre, Princi Charles kthehet nga Kate dhe Princi William, ndërsa Kate e përshëndet ngrohtësisht me fjalët “Përshëndetje gjyshi!”, në vend të titullit të tij zyrtar.

Ndërsa Mbretëresha ishte gjatë gjithë kohës e buzëqeshur kur përshëndeti kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe bashkëshorten e tij, Carrie./abcnews.al