Bujar Nishani: Sa kohë të jetë Basha në krye të PD, Edi Rama do jetë kryeministër

schedule22:55 - 15 Qershor, 2021

schedule 22:55 - 15 Qershor, 2021

Ish-presidenti Bujar Nishani ironizoi mbrëmjen e sotme figurën politike të Lulzim Bashës duke deklaruar se për sa kohë të jetë ai në krye të PD-së, Rama do të vijojë të jetë kryeministër. I ftuar në “Log.” me gazetarin Endri Xhafo, Nishani theksoi se nëse PD eliminohet si alternativë qeverisëse, Rama ushtron qetësisht detyrën e tij.

“Edi Rama është kryeministër për shkak se Lulzim Basha është kryetari i PD-së. Nëse do jetë Lulzim Basha kryetar i PD-së deri në 2025, Edi Rama do jetë në pushtet. PD sot për sot është e vetmja alternativë qeverisëse. Nëse ti eliminohesh, Edi Rama qeveris lehtësisht”, shkruan Nishani.

Ai kritikoi rolin e opozitës në çështjet rajonale duke e quajtur atë thuajse inekzistent.

“Unë vazhdoj qëndroj te Partia Demokratike. Nëse vazhdon me këtë politikbërje ata do vazhdojnë të largohen. PD ka qenë inekzistente në çështjet rajonale. Ne nuk mund të bëjmë politikë globale por në rajon Shqipëria dhe Serbia janë faktorë kryesorë.

Në konceptin e politikave rajonale, opozita ka qenë inekzistente. Dialogu është i rëndësishëm se pa u zgjidhur njohja e Kosovës jo vetëm nga Serbia dhe 5 shtete të BE, rajoni i Ballkanit nuk fiton stabilitetin që duhet të ketë”, tha Nishani. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!