Prej mesditës vijon që të jetë aktive vatra e zjarrit në Knallë të Shëngjinit.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, ka qenë e pamundur për ta vendosur nën kontroll, pasi përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era.
E gjithë zona është e mbuluar nga tymi, ndërkohë që zjarri vijon të përpijë shkurre dhe zonën pyjore përpara.
Me rritjen e temperaturave ka pasur disa raste të zjarreve në vend. d.b/Abcnews.al