19 punëtorë janë arrestuar në një restorant të ushqimeve të shpejta në Pakistan, pasi refuzuan të qerasin një grup zyrtarësh oficerë gjatë javës së kaluar.
Sipas BBC, oficerët thuhet se kishin shkuar në restorant dhe kishin kërkuar hamburgerë falas.
Ndërkohë stafi i restorantit u mbajt i arrestuar gjatë së shtunës.
“Kjo s’është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë në restorantin tonë”, kanë thënë në një deklaratë.
Nëntë oficerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast janë pezulluar nga puna, ndërsa zyrtari i lartë i policisë ka dënuar aktin e tyre.
“Askujt nuk i lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësitë nuk do të tolerohen dhe të gjithë ata do të dënohen”, u shpreh ai./abcnews.al