Kina dhe Perëndimi duhet të bashkëpunojnë për vaksinimin global kundër Covid

schedule11:15 - 15 Qershor, 2021

schedule 11:15 - 15 Qershor, 2021

Nga Sophie Zinser, The Guardian

Në fundjavë G7 premtoi vetëm 1 miliardë nga 11 miliardë vaksina të nevojshme për të imunizuar vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke sugjeruar që perëndimi nuk mund të vaksinojë i vetëm botën.

Por, gjatë muajit të kaluar, autoritetet ndërkombëtare të shkencës dhe shëndetit publik kanë konfirmuar një zbulim pozitiv: që pavarësisht dyshimeve të disa kritikëve, vaksinat e krijuara nga kompanitë kineze janë në të vërtet efektive.

Ndërsa ata mund të mbeten kundërshtarë ideologjikë, Kina dhe perëndimi tani nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bashkëpunojnë për vaksinimin e botës.

Më 2 qershor, Organizata Botërore e Shëndetësisë më në fund miratoi Sinovac për përdorim emergjent. Vetëm disa ditë më parë, prodhuesi më i madh shtetëror i Kinës Sinopharm, publikoi të dhëna të provave klinike të fazës III të rishikuara nga kolegët, duke testuar efikasitetin e vaksinës së saj për skeptikët perëndimorë.

Por ka ende boshllëqe në të dhënat e sigurisë për pacientët mbi moshën 60 vjeç, për vaksinat Sinovac ashtu edhe për Sinopharm. Megjithëse janë domethënëse, këto të dhëna nuk ishin pengesë në aprovimin e autoriteteve të shëndetit publik në botë, raporton abcnews.al

Me vetëm 6% të globit plotësisht të vaksinuar, nevoja për doza tejkalon qartë rreziqet që mund të paraqesin vaksinat.

Ka pasur gjithmonë dyshime për efektivitetin e të dy vaksinave. Vaksinat e prodhuara në Kinë – së bashku me prodhuesin partner të Akademisë Ushtarake Kineze të Shkencave Mjekësore CanSinoBio – janë injoruar kryesisht nga iniciativa e OBSH-së Covax , një përpjekje shumëpalëshe për të vaksinuar botën në zhvillim.

Sipas raporteve, Sinopharm dhe Sinovac mund të kishin kishin prodhuar më shumë vaksina nëse donin të ishin pjesë e iniciativës globale të Covax. Por që nga Prilli, situata tragjike e Covid-19 në Indi ka bërë që dozat nga furnizuesi më i madh i Covax, Oxford / AstraZeneca,  të mos shpërndahen në vende të tjera.  Në këtë mënyrë, OBSH nuk ka pasur zgjedhje tjetër përveç se të kërkojë ndihmë nga Sinopharm – dhe tani Sinovac pasi qëllimi kryesor tani është vaksinimi i të gjithë botës.

Nëse vaksinat e zhvilluara në Kinë mund të mbushin boshllëqet e Covax, atëherë, çfarë ka mbetur nga diplomacia e vaksinave të Kinës?

Pekini po përpiqet ti japë fund akuzave që ai po shpërndan doza për forcat politike. Një pjesë e popullit kinez po shqetësohet gjithnjë e më shumë se diplomacia e vaksinave po bëhet një tjetër ” luftëtar ujk “, një frazë që shumë e konsiderojnë demonizimin e hapur të ndikimit të Kinës jashtë vendit.

Deri më tani, dhurimi i vaksinave kineze jashtë vendit është kryer në mënyrë bilaterale sesa përmes Covax.  Jashtë perëndimit, shpërndarja e vaksinave  ka qenë plotësisht politike, duke përfshirë mbulimin e Kinës që po bën presion në Paraguai , Honduras dhe kombe të tjera për të ndërprerë lidhjet me Tajvanin në këmbim të dozave, ose shpërndarjen e dozave të  vonuara kineze në Azinë Jug-Lindore, raporton abcnews.al

Titujt kryesorë në Lindjen e Mesme kanë treguar një qasje më të moderuar. Ata e kanë falënderuar Kinën për bujarinë e saj dhe kanë pasqyruar skepticizmin e efikasitetit.Skepticizmi rreth vaksinave mbi AstraZeneca shtynë shumicën  në rajon të zgjedhin Sinopharm si një “vaksinë më të sigurt”.

Blerja e vaksinave nga perëndimi gjatë muajve të parë të pandemisë bëri që synimi i Covax  për të vaksinuar 2.3 miliardë persona deri në fund të vitit mos të arrihej. Fabrikat e vaksinave të Kinës mund të gjenerojnë 3 miliardë vaksina në vit dhe kanë eksportuar tashmë 250 milion ndërsa SHBA-të sapo kanë filluar.

Më tej, qëllimi i përgjithshëm i Covax është të vaksinojë vetëm 20% të personave nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit.

Covax dhe qeveritë ndërkombëtare që kërkojnë doza duhet të rrisin bashkëpunimin, në vend të konkurrencës, me kompanitë e vaksinave në të gjithë botën – përfshirë ato në Kinë .

Në rastin më të keq, pyetjet rreth efikasitetit të Sinopharm dhe Sinovac mund të rrisin hezitimin ndaj vaksinave. Ndërsa me të drejtë për shkak të mungesës së të dhënave është vonuar miratimi i vaksinave  Sinopharm dhe Sinovac, kjo gjë  pa dyshim ka shkaktuar miliona viktima në të gjithë botën.

Pas një viti e gjysmë nga pandemia, bota është lodhur nga kufijtë e paqartë midis të vërtetës dhe politikës. Ndërsa perëndimi dhe Kina mund të jenë kundërshtarë, iniciativat globale të shëndetit publik duhet të tregojnë kujdes në provat dhe efektivitetin e vaksinave- dhe jo rivalitetin gjeopolitik. Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!