Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për TK, Kushtetuesja shtyn seancën për të mërkurën

schedule10:47 - 15 Qershor, 2021

schedule 10:47 - 15 Qershor, 2021

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca e sotme për çështjen e Teatrit Kombëtar të shtyhet për nesër në orën 10.00. Kushtetuesja e mori vendimin pasi pranoi që të administrojë edhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e teatrit si provë.

Gjatë seancës së sotme, Kushteuesja u tërhoqi vëmendjen palëve për mosrespektimin e afateve.

Kurse, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit është shprehur se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi kreu i shtetit.

Kujtojmë se  Presidenti Ilir Meta kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Palët në proces janë Presidenti si kërkues, kundër Kuvendit, qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Palë e përfshirë në proces është Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!