Chrissy Teigen pendohet pas akuzave të forta për bullizëm: Kërkoj falje mes lotësh

schedule07:57 - 15 Qershor, 2021

schedule 07:57 - 15 Qershor, 2021

Modelja e njohur Courtney Stodden tregoi para pak javësh se ishte bullizuar nga shumë njerëz, përfshirë edhe personazhe të famshëm, për faktin se u martua në moshën 16-vjeçare me një burrë 50-vjeçar. Në një intervistë për “Daily Beast”, ajo hodhi akuza edhe për modelen, Chrissy Teigen. Courtney ka treguar se kjo e fundit i ka shkruar mesazhe që “të vrisja veten”.

Ndërkohë pas këtyre deklaratave, Chrissy i cilësoi veprimet e saj të turpshme dhe vendosi të hiqte dorë nga rrjetet sociale. Por së fundmi ajo ka thyer heshtjen dhe ka folur publikisht në lidhje me këtë ngjarje. Ajo ka bërë publike një letër, ku shprehet e penduar për veprimet e të kaluarës.

Përshëndetje të gjithë! Ka qenë një javë shumë poshtëruese për mua. E di që kam qëndruar e heshtur dhe Zoti e di që ju nuk doni të dëgjoni për mua, por dua të dini se kam marrë një dënim të merituar nga gjithë bota. Asnjë ditë, asnjë moment i vetëm nuk ka kaluar pa ndjerë peshën e rëndë të pendesës për gjërat që kam thënë në të shkuarën”, ka shkruar në letër Chrissy.

Më tej, ajo është shprehur se është ende në procesin e përpjekjes për të rregulluar gabimet me ata që i ka dëmtuar privatisht, përfshirë Courtney.

Unë i kam kërkuar falje publikisht një personi, por ka edhe të tjerë dhe më shumë sesa vetëm disa të cilëve duhet t’u them se më vjen keq. Po kërkoj të lidhem me njerëzit që kam ofenduar. E kuptoj që mund të mos duan të më flasin. Unë nuk mendoj se do të doja të flisja me veten. Por nëse ata duan, unë jam këtu dhe do të dëgjoj çfarë kanë për të thënë, teksa kërkoj falje mes lotësh. Nuk ka asnjë justifikim për postimet e mia të tmerrshme. Ata njerëz nuk i meritonin ato. Askush nuk i meriton. Shumë prej tyre kishin nevojë për empati, mirësi, mirëkuptim dhe mbështetje, jo për poshtërsinë time të maskuar si një lloj humori. Më vjen shumë keq”, ka shtuar më tej modelja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!