Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OMONIA për vrasjen në Bularat: Pasojë e një klime antigreke

schedule14:22 - 29 Tetor, 2018

schedule 14:22 - 29 Tetor, 2018

Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek, OMONIA, në një reagim për këtë ngjarje, nuk e sheh atë si të veçuar. Në deklaratën për mediat, OMONIA ngre dyshimin se klima antigreke që parapërgatitej sipas saj nga propaganda që në çastin e parë të përplasjes verbale të të ndjerit me policinë vendore dhe apelet e menjëhershme të partive dhe të organizatave antigreke mund të kenë qenë arsyet që ndikuan në sjelljen e forcave policore ndaj të riut.

OMONIA bën të ditur në deklaratën e saj se forcat policore, duke anashkaluar rregullat e paralizimit të personit të vetmuar, finalizuan ekzekutimin e tij. Sipas OMONIA-s nuk bëhet fjalë vetëm për një shkelje të së drejtës bazë të njeriut, që është e drejta e jetës, por për klimë të dhunës psikologjike që ushtrohet kundër minoritetit etnik grek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!