Diva e muzikës, Beyonce postoi një mesazh të përzemërt në rrjete sociale për të shënuar përvjetorin e katërt të binjakëve të saj. Këngëtarja dhe burri i saj, Jay-Z, të cilën gjithashtu ndajnë vajzën 9-vjeçare Blue Ivy, mirëpritën binjakët më 13 qershor 2017.
“Çfarë është më mirë se 1 dhuratë … 2. Urime ditëlindjen Rumi & Sir.”, shkroi ylli i muzikës në profilin e saj. Nuk është një befasi që Beyonce dhe Jay Z nuk kanë postuar imazhe të fëmijëve në këtë ditë të veçantë, pasi ata kanë qenë shumë privatë kur bëhet fjalë për ta.

Kohët e fundit, JAY-Z tha në një intervistë se pandemia e kishte bërë të ndihej më pranë me familjen. “Në fillim ishte kohë për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim vërtet dhe me të vërtetë të përqendroheshim te familja dhe të qenit së bashku dhe të merrja kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin.

Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”, tha Jay-Z. /abcnews.al

