Liderët e NATO-s janë mbledhur në Bruksel të Belgjikës për foton e radhës të përbashkët, siç ndiqet tradita nga grupi në çdo samit historik. Sesioni fotografik do të pasohet nga agjenda kryesore e ditës ndërsa liderët globalë janë të vendosur që të diskutojnë me Rusinë dhe Kinën, midis çështjeve të tjera.
Ky është samiti i parë i aleancës me Biden si president i SHBA i cili mori pjesë edhe në samitin e G7 gjatë fundjavës në Angli. Shumë nga homologët e Biden në samitin e NATO-s kanë komentuar mbi rolin global të SHBA-ve dhe ribashkimin ndaj multilateralizmit nën presidentin e ri. s.b/abcnews.al/