PSG ka rival për Achrah Hakimi. Mbrojtësi i djathtë i Interit është kthyer në një dëshirë merkatoje për francezët dhe fituesit e Champions League këtë sezon.
Chelsea po tenton ta transferojë lojtari nga Maroku dhe ka bërë një ofertë mjaft interesante. Për Interin janë në tavolinë 50 milion euro.
Corriere dello Sport shkruan se veç milionave i përfshirë në marëveshje është edhe mbrojtësi Emerson Palmieri, një objektiv i kahershëm i zikaltërve.
Interi ka mundësinë të zgjedhë edhe lojtarë të tjerë, emrat e të cilëve janë bërë të ditur. Davide Zappacosta, Mateo Kovacic dhe Tammy Abraham janë futbollistët e tjerë që ofron Chelsea. /abcnews.al