Aktorët e spektaklit të humorit “Kosherja” u ndalën mbrëmjen e sotme tek vizita e kreut të qeverisë në Budapest. Rama, që interpretohet nga aktori Denis Kurushi shprehu dëshirën për të patur një bust në New York.
Por nuk kurseu dhe ironinë me ish kryeministrin Sali Berisha, që u shpall pak kohë më parë non grata nga Shtetet e Bashkuara. “Një bust për në New York, që të shkojë Berisha dhe të bëjë foto.”, tha Rama i Kosheres.
Këshilltari: Bust për Budapest, për Londër, Madrin dhe New York.
Rama: Dhe për në New York, që të shkojë Berisha dhe të bëjë foto.
Këshilltari: Imagjino Vangjush Dakon të vejë dhe të bëjë foto
Rama: Sali Berisha në New York…
Këshilltari: Të të bëjmë një bust dhe në Allias, Kombinat, Sauk të vjetër, Shklozë dhe në …Tufinë. /abcnews.al