Kanye West ka nisur një romancë dashurie me Irina Shayk vetëm pak muaj pasi i dha fund martesës 6 vjeçare me Kim Kardashian. Reperi dhe supermodelja ruse mund të bëhen çifti i ardhshëm më me pushtet në Hollywood. Një burim i afërt pranë reperit thotë se modelja ruse do të ishte muza e tij ideale.
“Ndjenja e modës së Irinës është shumë e lartë, ka sensin e stilit edhe kur dërgon vajzën e saj në shkollë, gjë që Kanye e vlerëson me të vërtetë. Ata patjetër do ta frymëzonin njëri-tjetrin dhe do të ishin një forcë për t’u llogaritur në botën e modës. Është ajo që Kanye ka dashur gjithmonë.”, tha burimi.
Themeluesi i Yeezy nxiti thashethemet për një romancë me yllin e pasarelave kur u panë në një shëtitje romantike në Provence, Francë para disa ditësh. Dyshja u pa dy ditë më vonë në një aeroport në New York. “Ata kanë qenë miq për vite me radhë. Dhe kohët e fundit u afruan edhe më shumë. Po shohin se si po iu shkon.”, tha burimi. /abcnews.al