Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë publikuar disa fotografi të ëmbla me rastin e 1 vjetorit të lidhjes së tyre. Dyshja janë bashkë që nga qershori i 2020-ës por vetëm Ditën e Shën Valentinit konfirmuan publikisht romancën e tyre.
Booker ndau disa foto gjithashtu nga koha që kanë kaluar së bashku, në njërën prej të cilave mbishkroi “365” dhe një tjetër “52” – duke iu referuar ditëve të vitit. Megjithëse e kanë mbajtur lidhjen larg vëmendjes së publikut, thuhet se Devin është gati t’i vendosë unazën modeles.
Sipas një burimi, familja e famshme e supermodeles, mendon se është çështje kohe që Devin t’i propozojë. “Gjërat janë bërë serioze kohët e fundit, duke folur për të ardhmen e tyre, për të kaluar më shumë kohë së bashku dhe madje se si do të donin të ishin prindër të rinj”, ka thënë një burim. /abcnews.al