Nisma e veçantë e Moskës: Nëse vaksinohesh, mund të fitosh makinë falas

schedule13:02 - 13 Qershor, 2021

schedule 13:02 - 13 Qershor, 2021

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin u ka ofruar banorëve mundësinë për të fituar një makinë në një përpjekje për të inkurajuar vaksinimin, raporton AFP. Ky vendim vjen ndërsa autoritetet kërkojnë të përshpejtojnë vaksinimin e popullsisë .

“Nga 14 qershori deri më 11 korrik 2021, qytetarët që marrin dozën e tyre të parë të vaksinës do të bëhen pjesëmarrës të një lotarie makinash,” njoftoi Sobyanin.

“Çdo javë do të fitohen pesë makina, secila me vlerë rreth 1 milion rubla, por sigurisht që fitimi kryesor për ata që vaksinohen nuk mund të krahasohet me asnjë makinë – është shëndeti i tyre dhe paqja”, tha Sobyanin.

Moska ka raportuar  7,704 raste të reja, rritja më e madhe në gjashtë muajsh. Pavarësisht nga bllokimet e rrepta pranverën e kaluar, autoritetet lehtësuan kufizimet nga mesi i verës në një përpjekje për të rigjallëruar ekonominë.

Rusia filloi fushatën e saj të vaksinimit masiv në dhjetor, me  Sputnik V – e cilësuar nga Presidenti rus Vladimir Putin si vaksina më e mira në botë – që është falas dhe e disponueshme kudo në Moskë.

Deri më tani, 18 milion njerëz ose 12% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!