Maturantët, të cilët janë shprehur se provimi i matematikës këtë vit ishte shumë i vështirë, kanë dalë sot në ditën e dytë të protestës. Ata janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu edhe Rrugën e Durrësit ku po devijohet lëvizja e mjeteve.
Maturantët pretendojnë se provimi i matematikës ishte i vështirë dhe i pabazuar në ato që ata janë përgatitur dhe kërkojnë uljen e pragut të pikëve.
Paralelisht me kryeqytetin janë zhvilluar protesta nga maturantët edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa kërkesat e tyre janë të njëjta. /abcnews.al/